Papadopoulos

Papadopoulos, një nga kompanitë më të mëdha ushqimore në Greqi!

E.J. Papadopoulos S.A. është një nga kompanitë më të mëdha ushqimore në Greqi dhe me një histori të gjatë që daton që në vitin 1922 kur familja Papadopoulos filloi për herë të parë prodhimin e biskotave.

Kompania në mënyrë strategjike investon në Greqi, dhe aktualisht zotëron katër facilitete prodhimi me pajisje nga më të fundit, në rajone të ndryshme të Greqisë, si dhe një magazinë qëndrore që mbulon një sipërfaqe prej 110.000 m2.

Sot, kompania është lider tregu në kategorinë e biskotave në Greqi dhe është zgjeruar me sukses në kategori të tjera, si buka, zëvendësuesit e bukës, drithëra etj.

Duke mbajtur një rol kryesor në kategorinë e biskotave me një traditë të fortë, E.J. Papadopoulos S.A. krenohet me gamën e gjerë e të shijshme dhe cilësinë e lartë të produkteve të saj – një portofol i zgjeruar që konsiston në 34 brande tepër të njohura në Greqi. Për më tepër, gëzon njohje ndërkombëtare nëpërmjet prezencës së saj në 60 shtete në mbarë botën.

Nëpërmjet dedikimit të saj për vlerat korporative,”Cilësi-Inovacion-Respekt për Konsumatorin”, E.J. Papadopoulos S.A. ka patur sukses për të qenë zgjedhja e parë për miliona konsumatorë, që është një nga vlerat më të larta mes shumë çmimeve të marra dhe fituara gjatë gjithë këtyre viteve në shumë panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 
Brandet:

  • Caprice
  • Gemista / Biscotello
  • Cookielicious
  • Bisco Cookies
  • Petit Beurre
  • Goldies