HoReCa

MARIE BRIZARD

Marie Brizard u themelua në 1755 në Bordo të Francës nga Marie Brizard, mjeshtrja e parë grua e likereve në Francë. E shkathët dhe e pakufijshme, ajo krijoi këtë kompani në një kohë kur grave nuk i lejohej as të firmosnin dokumenta. Pionere & vizionare Marie Brizard ishte krijuese dhe zotëroi së pari ekspertizën në likerin e portokallit.
Me 262 vite eksperiencë dhe 400 përbërës të përzgjedhur me kujdes Marie Brizard sjell një cilësi të lartë produkti.
Marie Brizard sjell një gamë të gjerë dhe inovative produktesh që nxisin kreativitetin në pije.

Produktet ndahen në 3 kategori me një gamë të larmishme produktesh:
  • Shurupe.
  • Likere.
  • Esenca.
Për më shumë informacion mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Marie Brizard.
 

THREE CENTS

Three Cents janë pije të karbonizuara (me gaz) që zgjasin dhe ruajnë aromën dhe shijen si dhe stimulojnë sensin e kënaqësisë për konsumatorin. Koncepti i pijeve Three Cents lindi si një pije nga baristët për baristët.

Emri Three Cents daton që prej periudhës së Depresionit të Madh në ShBA, ku ujë tonik në bare quhej “Two Cents Plain” si referencë për çmimin e tij. Më pas me shtimin e shijes si pasojë e rritjes së çmimit filloi të quhej “Three Cents”.

Duke qenë se themeluesit e Three Cents janë barista të mirënjohur kjo ka kontribuar në krijimin e një serie produktesh që adoptohet lehtësisht nga baristat si një zgjedhje e parë në krijimin e long drinks dhe kokteileve.

Filozofia e Three Cents’ është: “Shije & gaz maksimal në çdo pije”.
Gama pijeve Three Cents ndahet në dy kategori.
  1. Kategoria ‘Soda’ ku përfshihen:
    • Gentlemen’s Soda.
    • Pink Grapefruit.
    • Cherry Soda.
    • Sparkling Lemonade.
    • Two Cents’ Plain.
    • Ginger Beer.

 

  1. Kategoria ‘Tonik’ ku përfshihet:
    • Tonic Water.
    • Dry Tonic.
    • Lemon Tonic.
    • Aegean Tonic.
Për më shumë informacion mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Three Cents.
 

SERKOVA

Vodka Serkova prodhohet ekskluzivisht nga drithërat – 100% drithër i pastër – në një distileri në Poloni, të themeluar në vitin 1879.

Vodka e një cilësie premium, e prodhuar ekskluzivisht nga drithërat, si gruri ose thekra, duke i dhënë qëndrueshmëri dhe intensitet aromash qiellzës tuaj. Shija e kristaltë dhe e pastër e Serkovës vjen falë distilimit të trefishtë, një teknikë që rezulton në krijimin e një cilësie të lartë e të rafinuar vodke.

Serkova Crystal Pure është një Vodka premium 10 herë e distiluar. Procesi i saj i distilimit 10 herë ka një efekt mbresëlënës në zbutjen e lëngut, duke pastruar papastërtitë, duke krijuar një shije më të freskët, më të pastër, më të plotë dhe të balancuar.

Serkova Crystal Pure Premium Vodka vjen si një prekje e fundit e gamës së Serkova, duke zhvilluar plotësisht eksperiencën e gamës së saj.

Distilimi 10 herë, i mundëson përzierjen fantastike si dhe një shije të butë dhe kadife. Tekstura e kristalizuar nuk është rastësi. Serkova Crystal Pure përbëhet nga 100% drithëra dhe, pa asnjë dyshim, duke përzgjedhur lëndën e parë më të mirë për të krijuar një produkt final të cilësisë më të lartë.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, design i shishes i përshtatet përmbajtjes magjepsëse të saj. E servirur në gotë të akullt, designi minimalist por në të njëjtën kohë i guximshëm është tregues që në pamje të parë i cilësisë. Duke kombinuar luksozen me origjinalitetin dhe pastërtinë e shijes, Serkova Crystal Pure ju sfidon ta shijoni.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Serkova.