Amita

Lëngjet e frutave Amita, një histori suksesi!

Lëngjet Amita janë lëngjet më të preferuara dhe me cilësinë më të lartë për konsumatorin shqiptar me një histori suksesi në treg prej më shumë se 20 vitesh.
Këtë e vërteton dhe kompania më e madhe e çertifikimit- Icertias (International Certification Association GmbH)

 

Shijoni Amita në çdo moment!

Niseni ditën tuaj me lëngjet Amita dhe bëjeni vaktin e mëngjesit më të shijshëm e të ushqyeshëm! Do t’ju japë energji për të përballuar punët tuaja të përditshme. Amita Portokall, Amita Portokall –Kajsi – Mollë janë ideale për një mëngjes me shije rifreskuese dhe me përbërës të dobishëm për oganizmin tuaj.

Bëni një pushim dhe relaksohuni duke shijuar lëngun tuaj të preferuar Amita!
Lëngjet e frutave Amita janë ideale për të shoqëruar vaktet e lehta gjatë shkollës, sportit dhe aktiviteteve argëtuese. Merrni kudo me vete një Amita Banane për një shije unike!

Amita është zgjedhja e përkryer për t’u ndarë me miqtë dhe për të organizuar momente të bukura e unike së bashku. Në këto momente ju mund të shijoni një Amita Qershi, Amita Luleshtrydhe apo një Amita Mollë, shije që na ofrojnë ëmbëlsi, hidratim dhe vlera ushqyese.

Organizoni piknik familjar në bukuritë e natyrës duke marrë me vete ushqimet e përgatitura vetë dhe lëngun tuaj të preferuar Amita Pjeshkë & Amita Dardhë –Mollë!

Lëngjet Amita mund të gjenden në një varietet kombinimesh të frutave në 2 formate: 250 ml dhe 1000 ml në paketimin tetrapak.
Shijet kryesore janë pjeshka, qershia, banania, ananasi, luleshtrydhja, molla, karrota, portokalli dhe dardhë-mollë si dhe dy shijet më të reja që u prezantuan për konsumatorin Shqiptar në muajn Maj:
Amita Boronicë e Kuqe- Rrush dhe Multivitaminë 8 fruta me 7 vitamina.
5 arsye pse është mirë të konsumohet Amita:
  • Nuk përmban konservantë
  • Amita përbëhet nga lëngje frutash natyrale dhe të një cilësie të lartë që janë zgjedhja e preferuar e konsumatorëve shqiptarë.
  • Amita siguron energji dhe substanca ushqyese për të gjithë njerëzit që dëshirojnë një formë të mirë fizike.
  • Lëngjet Amita kontribuojnë në hidratimin e trupit tonë duke siguruar në të njëjtën kohë dhe vlerat ushqyese.
  • Një produkt i lehtë dhe praktik në paketimin Tetra pak i cili ruan vitaminat, vlerat ushqyese dhe shijen e mrekullueshme të lëngut të frutave.